​Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë në stërvitjen e përbashkët

Aktuale

​Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë në stërvitjen e përbashkët

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Ushtarët e Kosovës dhe ushtarët e Shqipërisë janë bërë bashkë për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka përgëzuar ushtarët për suksesin në stërvitjen e përbashkët.

“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat