Fundjavë e ftohtë e me rrebeshe shiu

Aktuale

Fundjavë e ftohtë e me rrebeshe shiu

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Rënie të shpejtë të temperaturave pritet të ketë sot nga orët e mbrëmjes në të gjithë rajonin e Ballkanit jugor dhe në Turqi.

Bazuar në parashikimin e motit nga Estofex.org, Eksperimentit Evropian të Parashikimit të Stuhive, pritet që në male të formohen stuhi, që në rrafshina të përcillen me ulje të temperaturave dhe reshje të shpejta shiu. 

Sidoqoftë, ky mot e temperatura janë të nivelit të parë, që do të thotë se nuk janë të rrezikshme apo që paraqesin rrizik për përmbytje, krahasuar me nivelet e tjera si 3, 4 apo 5.

Estofex është një iniciativë e një ekipi meteorologësh evropianë dhe studentë në meteorologji dhe shërben si një platformë për shkëmbimin e njohurive rreth parashikimit të stuhive të forta në Evropë dhe gjetkë.

Kështu, të shtunën dhe të dielën, edhe sipas Meteo Ballkan, pritet që të ketë jo-stabilitetet atmosferik, që do të shpeshtohen dhe zgjerohen dhe në këtë mënyrë pritet që herë pas here të ketë vranësira të dendura dhe rrebeshe në shumë zona të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, madje të dielën edhe në shumë zona të Shqipërisë.

Vende-vende mund të ketë zhvillime të ndonjë stuhie të fuqishme me rrebeshe intensive dhe erëra të forta si dhe mundësi për breshër në ndonjë rajon. Megjithatë, në përgjithësi këto reshje, pritet të jenë shumë të mirëseardhura për shkak të thatësisë, duke shpresuar të mos ketë ndonjë dëm eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat