Liria e vrarë

Aktuale

Liria e vrarë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:03
Ferdonije Qerkezi

Ferdonije Qerkezi  nga Gjakova, është gruaja simbol e sakrificës dhe vuajtjeve që sjell e lë pas lufta.

Ajo humbi bashkëshortin dhe katër djemtë. Në një ditë si kjo të çlirimit të Gjakovës, ajo kujton çdo sekondë të asaj dite të rëndë të jetës së saj.

“Në  99-shin, policia serbe kanë hy  po në këtë shpi. Ne ishim  4 familje, 23 veta, unë, bashkëshorti, 4 djemtë edhe dy nuset”, thotë nënë Ferdonija.

“Erdhën e mi  morën të gjithë me emra . Si ia nisën, Artan, Armend, Ardian, Fatos, Shpend, Vegim, Shpëtim, uhh-Edmondin e pata qetu përmbrapa, e çova prej gjumi”, ofshanë ajo dhe kujton me zemrën e plasur.

“I thash Mondi, çu se policia, kujtova që po e shpëtoj. I morën dolën jashtë”.

Ajo tregon se me 7 maj, ka shkuar në shtëpinë e  Draganit, siç e quan ajo, një serb lokal. “ Ai tha unë i kam marrë, pranoj që i kam marrë, por unë i kom çu deri në polici, e policia çfarë kanë bërë me ta nuk di”, kujton nënë Ferdonija.

Do  me thanë prej 27 të 99-tës deri në 2005, s’kam marrë asgjë vesh. Në  2005 mu ka gjet djali i madh, Artani dhe djali I vogël Edmondi”, kujton ajo, me mallin e dhembjen që vetëm një nënë mund ta ndjejë.

Për bashkëshortin, Halimin edhe dy djemtë, Armendin, Ardianin, sot e asaj dite asgjë nuk di”.

Nënë Ferdonja tregon se për të, kjo liri është gjysmë lirie.

Videon e plotë me rrëfimin e Ferdonije Qerkezit mund ta ndiqni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat