​Komisioni për Buxhet miraton rishikimin e buxhetit

Aktuale

​Komisioni për Buxhet miraton rishikimin e buxhetit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:16
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, miratoi raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Raporti u miratua me shtatë vota pro dhe një abstenim.

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Ndërsa, në seancën e së enjtes në Kuvend pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat