Lista Serbe synon rrëzimin e Albin Kurtit, reagon Tomë Gashi, ja për cilën vrasje e akuzon Milan Radojçiqin

Aktuale

Lista Serbe synon rrëzimin e Albin Kurtit, reagon Tomë Gashi, ja për cilën vrasje e akuzon Milan Radojçiqin

Nga: N. Sh. Më: 3 gusht 2022 Në ora: 18:49
Milan Radoiçiq

Lista Serbe sot ka thënë se nuk bashkëpunon me Qeverinë Kurti dhe se synimi i saj është që ta rrëzojë kryeministrin Albin Kurti nga froni.

Lista Serbe në një postim në Facebook ka thënë se Qeveria e Kurtit punon kundër interesave të serbëve në Kosovë.

E vetmja e vërtetë që ministri i frikësuar Sveçla ka thënë në deklaratën e tij është se Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është që ta rrëzojmë Albin Kurtit nga pushteti, që është edhe interes i të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto territore”, thuhet në reagim të Listës Serbe.

Lista Serbe ka konfirmuar po ashtu se të dielën në barrikada ishte edhe Milan Radojçiq.

“Gjëja më e rëndësishme që, Sveçla nuk guxon ta pranojë është se ai është i vetëdijshëm se sa autoritet ka z. Radojçiq në mesin e serbëve, gjë që u pa më së miri të dielën kur iu bashkua atyre në protesta dhe që ishte me qytetarët dhe kryesinë e Listës Serbe gjatë gjithë kohës, për kënaqësinë e përgjithshme të gjithë të pranishmëve, të cilët atëherë u ndien të sigurtë, sepse ai gjithmonë kur ishte me ta, kujdesej për sigurinë e çdo personi dhe çdo familje në veri”, thuhet nga Lista Serbe.

Listës Serbe i ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Gashi përmes një postimi në facebook, thotë se, Lista Serbe do me rrëzu Qeverinë Kurti por nuk mundet.

Sipas tij, kjo Listë ka dy probleme, derisa shton se Radoiçiqi është “kujdesur” pak si shumë për Oliver Ivanoviqin i cili është vrarë.

Postimi i plotë:

Doni doni po nuk mundeni

Ju serbska se paku dy probleme i keni:

Ata para 14 shkurtit nuk ju len populli mi kthy, ata janë krijuesit e juaj lista Serbska, po gjërat me Albinin kanë ndryshu.

Sa i përket atij krimineli Radoçiq që po thu që ai kujdeset për sigurinë e çdo personi dhe çdo familje në veri. Prokuroria Speciale po thotë që ai është “kujdesur” pak si shumë edhe për Oliver  Ivanoviqin dhe familjen e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat