“A ka mendu Kurti që kanë me prit me lule në veri a” ‘shpërthejnë’ komentet negative ndaj Vlora Ҫitakut

Aktuale

“A ka mendu Kurti që kanë me prit me lule në veri a” ‘shpërthejnë’ komentet negative ndaj Vlora Ҫitakut

Nga: H.O. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:41
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti pas situatës së krijuar në veri të vendit pak ditë më parë.

Ndër të tjera, ajo shkruan:

“Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a?”

Duke vazhduar më pas, Ҫitaku shkruan:

“Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë”, shkruan ajo.

Pas këtij postimi ajo ka marrë shumë komente kundërshtuese nga qytetarët që i kanë përmendur qeverisjen e PDK-së për vite me radhë.

“Qysh po ke fetyr ti me fol allahile??? Po ti je qajo qe ke lobuar sa ke mujt per ndarjen e Kosovës sa ke qen ne Amerikë si ambasadore(apo sherbetore) e tash del ketu e shkrun!! Une me kan siti as ne qytet skisha mujt me dal mem pa qytetaret e lere ma me u merr me politikë. E paftyr!!!”, është njëri nga komentet.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat