Nuk shkuan te Osmani dhe Kurti - Bytyçi “sulmon” krerët e opozitës: Ja cili politikan ua dha direktivat!

Aktuale

Nuk shkuan te Osmani dhe Kurti - Bytyçi “sulmon” krerët e opozitës: Ja cili politikan ua dha direktivat!

Nga: A.ZH Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:40
Takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, për zhvillimet në veri

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike Enver Bytyçi, ka kritikuar liderët e partive opozitare në Kosovë, të cilët nuk shkuan në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet e fundit në veri.

Ai ka thënë se Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj shkuan me vrap të Edi Rama, i cili sipas tij, ua dha atyre direktivat për të punuar kundër Qeverisë Kurti, përcjell Bota sot.

Sipas Bytyçit, kjo u pa edhe në seancën e sotme parlamentare.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Lumiri, Memli dhe Ramushi nuk pranuan të shkojnë në takim me presidenten Osmani e zotin Kurti për të diskutuar rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës!

Por, ama shkuan me vrap te Edi Rama para disa kohësh për të diskutuar rreth iniciativës së Vuçiqit për Open Balkan! Mesa duket edhe e mbështetën këtë iniciativë, si dhe morën direktivat "se si duhet ndërtuar opozitarizmi anti-Kosovë e kundër qeverisë Kurti"!

Ndryshe nuk shpjegohet refuzimi për të ndarë me institucionet e shtetit shqetësimet e problematikat e krijuara për Kosovën nga provokimet putiniane të Aleksandër Vuçiq!

Dhe se pse nuk shkuan në takim, kjo u pasqyrua në seancën parlamentare të ditës se sotme! Ata që i hapën rrugë sovranitetit serb në Kosovë, sot akuzuan qeverinë se paska "zbutur qëndrimet ndaj Serbisë"! Nuk mbrohet Kosova me maska, mashtrime dhe ploja morrash!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat