Ish-deputetja e LDK-së aderon në VV

Aktuale

Ish-deputetja e LDK-së aderon në VV

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:25
Vlora Hajnuni dhe Adnan Rrustemi

Ish-deputetja e LDK-së, ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Hajnuni nga sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e bëri të ditur deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Ai i uroi mirëseardhje Hajnunit teksa shtoi se ardhja e saj në LVV është kontribut i rëndësishëm.

“Bashkë me disa nga asambleistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin”, u shpreh Rrustemi.

“Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë.

Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe”, shkroi ai.

“Organizimi në Lipjan është i nevojshëm më shumë se kurrë më parë, duke mobilizuar profesionistë të ndryshëm e aktivistë që e duan progresin. Padyshim në këtë mes, organizimi i vajzave e grave është sa i rëndësishëm po aq edhe i domosdoshëm”, përfundoi ligjvënësi i pushtetit, teksa shpërndau disa fotografi nga kjo ngjarje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat