Kryeministri Kurti shijoi natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”

Aktuale

Kryeministri Kurti shijoi natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 09:09
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë prezent në natën përmbyllëse të festivalit “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë radhazi në Parkun e Gërmisë.

Ai ka shijuar natën e fundit të festivalit që ka bërë bujë edhe ndërkombëtarisht, gjersa janë publikuar disa pamje në rrjete sociale.

Faqja “Qeveria e Republikës së Kosovës” ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet Kurti teksa xhiron atmosferën me telefonin e tij, e më pas ka realizuar edhe një video tjetër.

Në ditën e djeshme (e diel), kryeministri po ashtu ka pritur në zyrën e tij artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipën.

Për këtë të fundit thuri lëvdata të mëdha, e madje e cilësoi të pamatshëm kontributin e Duas për Kosovën.

“Sunny Hill” theksojmë se nisi të enjten (4 gusht) dhe mbaroi dje e diel (7 gusht). Përgjatë këtyre netëve, pati performance nga ma të ndryshmet nisur nga yjet botëror e më pas edhe nga artistë shqiptarë.

Dua këndoi në natën e parë të “Sunny Hill”, për të vazhduar më pas me J Balvin, Skepta, Aj Tracey, Skepta dhe Diplo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat