MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkon diplomën e fakultetit as përvojën e punës

Aktuale

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkon diplomën e fakultetit as përvojën e punës

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:36
Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.

Konkursi është hapur nga data 4 gusht dhe do të mbyllet më 11 gusht.

Sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.

Personat që pranohen do të pajisen me kontratë njëvjeçare.

Për informacione shtesë rreth konkursit mund të klikoni këtë LINK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat