Krasniqi: Vetëm një kryeministër si Kurti ka komoditetin që t’i vë qytetarët dhe komunat buzë kolapsit

Aktuale

Krasniqi: Vetëm një kryeministër si Kurti ka komoditetin që t’i vë qytetarët dhe komunat buzë kolapsit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 14:49
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Bordi i Asociacionit të Komunave ka bërë të ditur se komunat e Kosovës po rrezikojnë të mbeten pa buxhet.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se vetëm një kryeministër si Albin Kurti ka komoditetin që t’i vë qytetarët dhe komunat buzë kolapsit, shkruan teve1.info

“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë. Tani, nëse Qeveria nuk e merr parasysh kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për ta lëshuar Qarkoren e dytë Buxhetore sa më parë para datës 1 shtator, në afatin e paraparë kur komunat duhet ta dorëzojnë buxhetin për miratim në Kuvendet e Komunave – ajo me qëllim po e zvarritë realizimin e shumë projekteve në interes të qytetarëve anekënd Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje, Krasniqi ka thkesuar se Qeveria Kurti po u shërben vetëm familjarëve e përkrahësve të tyre.

“Kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duhet ta ndërrojnë këtë qasje. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët e komunave qeverisin njëjtë për të gjithë qytetarët e tyre, pa dallim. Jo si kjo Qeveri që u shërben vetëm klientelës, familjarëve e përkrahësve të tyre!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar dje urgjentisht nga ministri i Financave dhe Tranfereve Hekuran Murati që të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore pasi që komunat e Kosovës po rrezikojnë të mbeten pa buxhet.

Në një njoftim për media thuhet se lëshimi i kësaj qarkoreje do t’iu mundësojë komunave që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat