BE synon eksplorimin e opsioneve për përparim të dialogut

Aktuale

BE synon eksplorimin e opsioneve për përparim të dialogut

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Dy të ngarkuarit gjerman dhe francez për dialogun Kosovë-Serbi, do ta vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në fund të kësaj jave bashkë me përfaqësuesin e veҫantë të Bashkimit evropian, Miroslav Lajҫak, ka konfirmuar zëdhënësi i Brukselit,Peter Stano

Sipas Stanos, qëllimi i vizitës është, siҫ u shpreh, “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”.

Vizita në fjalë vjen vetëm pak ditë pas konfirmimit se kancelari gjerman Olaf Scholz, si dhe presidenti francez Emanuel Macron, kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për të mbështetur ekipin e Miroslav Lajҫakut në procesin e dialogut.

Autorizimin që dy këshilltarët francez dhe gjerman, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune të merren me dialogun Kosovë-Serbi, e kanë bërë të ditur kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emanuel Macron, në letrën e perbashkët të cilën, ata, të dielën, ia dërguan kryeministrit Kurti si dhe presidentit Vuҫiq. Ata, në letër, kanë bërë të ditur se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t'i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit të veҫantë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Bashkimi Evropian, gjithnjë sipas Peter Stanos, përshëndet përkrahjen e fuqishme për dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe mbështetjen e fortë të Francës dhe Gjermanisë për përpjekjet e Josep Borellit dhe Miroslav Lajҫakut në dialog

Vizita pritet të zhvillohet të premten që vjen, ndërsa ata të tre plainifkojnë të zhvillojnë takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuҫiq.

Sipas zyrtarëve evropian, BE mëton të bëjë sa më shumë që është e mundur për t’i ndihmuar të dyja palët që t’i gjejnë kompromiset e nevojshme dhe ta dërgojnë procesin e bisedave drejt fundit.

Ndryshe, me emërimin e këshilltarëve personal të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, ekipi i dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, tani ka në përbërje edhe diplomatë të cilët vijnë nga shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat