5 kandidatë për Drejtor të Policisë

Aktuale

5 kandidatë për Drejtor të Policisë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Dorëheqja e Samedin Mehmetit, la policinë me ushtrues detyre të drejtorit nga gushti.

Vendin e të larguarit pritet ta zë një prej pesë kandidatëve, që kanë aplikuar në konkursin e brendshëm për këtë pozitë.

Përzgjedhjen e tyre për fazën e intervistimit që s’dihet kur do të nisë, do ta bëjë komisioni i themeluar nga ministri i Punëve të Brendshme.

Jo zyrtarisht mësohet se ndër kandidatët është serbja, Sllagjana Stojanovic, shefe e administratës në rajonin e Mitrovicës, njofton Kk.

Pozitën e kreut të këtij institucioni e synon edhe Gazmend Hoxha, Drejtor i Departamentit të Operacioneve, që sfidohet nga drejtori aktual i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala.

Pjesë e garës është edhe Fatos Haziri, ish-udhëheqës i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar e Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat