Pal Lekaj, skeptik për vizat

Aktuale

Pal Lekaj, skeptik për vizat

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 00:17
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj është shprehur skeptik për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se bindja e tij është që liberalizimi i vizave do të kushtëzohet me procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne i kemi plotësuar kushtet, këtë vit gjatë Krishtlindjeve do të ndodh liberalizimi i vizave. Unë mendoj që liberalizimi i vizave kushtëzohet edhe me dialog”, ka thënë Lekaj në “DPT te Fidani” .

Sipas Lekajt, edhe nëse merret vendimi për liberalizim vizash në tetor, do të duhen të paktën 6 muaj që të nis zbatimi dhe qytetarët të nisin të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Shengen.

“Përndryshe, ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret qe sa vite. Unë frikohem, frikohem, se liberalizimi i vizave të kushtëzohet me progresin në dialog. Unë mendoj kështu, nuk di tjetër si ta shpjegoj. Ishalla nuk ndodh. Nëse mirret vendimi janë disa procedura që mund të shkoj deri në 6 muaj që të nis zbatimi”, ka deklaruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat