Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës

Aktuale

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 08:40
Glauk Konjufca

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja nis nga ora 13:30.

Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduar të seancave të datës 4 gusht, 15, 22 dhe 23 shtator, 29 shtator dhe 3 tetor.

E po ashtu do të diskutohet edhe rendi i ditës për seancën e re plenare.

Rendi i ditës së mbledhjes së kryesisë:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së  Kosovës,
35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
37. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22 dhe 23 shtator 2022:

9.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
10.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
11.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
12.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
13.  Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
14.  Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
15.  Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
16.  Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 29 shtator dhe 3 tetor 2022:

7. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

V.  Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
4. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
10. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat