Halimi e LDK-së e quan të vonuar dorëheqjen e Latifit

Aktuale

Halimi e LDK-së e quan të vonuar dorëheqjen e Latifit

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:19
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.

Ajo në Facebook ka shkuar se kjo dorëheqje është e vonuar.

“Dorëheqja e vonuar, nuk e përmirëson shëndetësinë e anashkaluar. Thuajse gjysmë mandati injorim e papërgjegjësi, nuk mbulohet me një të rënë të lapsit. Me vetëm 5% realizim të investime kapitale – aty ku ato duhen më së shumti, kjo nuk mund të justifikohet kurrsesi. Dhe ç’është më e keqja, keqqeverisja dhe mosqeverisja në shëndetësi, nuk është përjashtimi, por rregulli, pasqyra më e mirë e kësaj paaftësie qeverisëse”, shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat