“Terminalet” – Basha i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Aktuale

“Terminalet” – Basha i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:27
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, iu ka kundërpërgjigjur një shkrimi të deputetit të LDK-së Avdullah Hotit i cili ishte kritik ndaj synimeve të qeverisë për investime në terminale shtetërore doganore.

“Ngone këtë institucionalistin qysh i paska mbetë hatri pse po investojmë në terminalet shtetërore!!!”, shkruan Basha, i cili pyet retorikisht Hotin se a duhet me ua lanë terminalet në shfrytëzim “milionerëve”.

Vlen të theksohet që Basha thurr nënkuptime të ulëta ndaj Hotit dhe e quan në mënyrë jokorrekte atë “Dullë”.

“Kush tu anku për këto investime Dullë, Çka po thu ti, me vazhdu me ua lanë atyne që ua keni dhanë e që janë ba milionera a?” – pyet Basha.

Basha “çuditet” ankohet për këtë çështje.

Duhet përmendur se deputeti Basha ka bërë një mal me gabime drejtshkrimore në postimin e tij, çka ndoshta shpjegon edhe mos-suksesin e tij në shkollë të mesme.

“Paramendo, nuk e mundon se si u shëndrruan këto terminale shtetërore në private, por gjenë kohë mu anku pse po investojmë me ia kthy shtetit, të cilit i mbesin gjithmonë!”, përfundon Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat