Paralajmërimi i Lajçakut

Aktuale

Paralajmërimi i Lajçakut

Më: 26 janar 2023 Në ora: 21:36
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë një paralajmërim të fortë në drejtim të dyja palëve të përfshira në dialog.

Në rast se njëra palë tërhiqet nga marrëveshja në këtë fazë atëherë kjo do të nënkuptonte zvogëlim të mbështetjes ndërkombëtare.

Eksperti për politikat e Ballkanit Perëndimor, Gunther Fehlinger, tregon për tëvë1 se cilat mund të jenë pasojat për Kosovën dhe Serbisë, nëse tërhiqen mbrapa nga marrëveshja.

“Nëse Serbia tërhiqet nga marrëveshja, duhet te suspendohet statusi kandidat i vendit nga Bashkimi Evropian, dhe gjithashtu duhet të ndalen menjëherë fondet e BE-së. E në rast se Kosova do të ishte pala që do të tërhiqej nga marrëveshja, kryeministri Kurti do të humbte mbështetjen ndërkombëtare siç ka ndodhur në të kaluarën dhe ai e di shumë mirë këtë gjë”, tha ai.

Fehlinger, megjithatë thotë se në planin franko-gjerman ka disa mangësi.

“Me disa pika të planit franko-gjerman nuk mund të pajtohem. Nuk ka fuqi Serbia të vendosë për Kosovën nëse do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, kur aty është Rusia dhe Kina. Pra për Kosovën nuk garanci se do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Është shumë e rëndësishme që në marrëveshje të përfshihet njohja e plotë e Kosovës nga Serbia”, shtoi Fehlinger.

Austriaku është shprehur kritik edhe ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit për mënyrën se si po e trajtojnë Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Jam paksa kritik me qasjen Departamentit Amerikan të Shtetit karshi Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin po thurin lavde. Mënyra se si ky i fundit po e paraqet veten para opinionit publik në Serbi është sikurse dikush po i bënë shantazh atij. Ai thotë se po i bëhet presion nga Bashkimi Evropian, ndërsa në të njëjtën kohë dëshiron të bëhet pjesë e bllokut evropian- kjo është ironike”, deklaroi ai.

Tutje, Fehlinger është shprehur kundër idesë që të formohet asociacion një etnik brenda Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat