Qerkini e kundërshton zbatimin e planit evropian

Aktuale

Qerkini e kundërshton zbatimin e planit evropian

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:39
Bajram Qerkini

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, deklaroi se të gjithë familjarët e kësaj shoqate, e kundërshtojnë bindshëm zbatimin e planit evropian.

Andaj, Qerkini tregoi se kanë kërkuar që në këtë marrëveshje të krijohet një pikë e veçantë për personat e pagjetur.

“Te familjarët kemi qenë tipik kundërshtar të kësaj marrëveshje. Po ashtu ne gjithmonë kemi qenë kritik pse nuk po informohemi se çka po ndodhë. Do të thotë, çdo gjë që e kemi ditur dhe po e dimë, po e marrim vesh nga mediet. Më vjen shumë keq, kemi pritur shumë nga Qeveria Kurti. Ne e kemi pasur një lloj vërejtje për planin evropian. Unë kur e kam parë që në planin e tyre është folur për persona e pagjetur, e kam parë është krahasuar shumë me politikë. Andaj, kemi kërkuar që të hiqet, apo të jetë një pikë e veçantë për personat e pagjetur”, deklaroi Qerkini.

Qerkini shtoi se çdo gjë që është premtuar deri më tani nga Qeveria Kurti, nuk është realizuar asgjë.

“Kemi pasur edhe vërejtje tjera, sidomos në kohën e fundit kur është thënë se do bëhet një marrëveshje e cila është premtuar qysh para 15 muajve. Sidomos në Bruksel është premtuar që do të dakordohen për personat e pagjetur. Krejt ato të cilat janë premtuar, asnjë nuk janë realizuar”, theksoi Qerkini tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat