Gërvalla e bindur se Greqia do ta njoh Kosovën

Aktuale

Gërvalla e bindur se Greqia do ta njoh Kosovën

Më: 7 prill 2023 Në ora: 11:14
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur e bindur se Greqia shumë shpejt do ta njeh Kosovën. Krahas kësaj, tha se Kosova do të hap ambasadën e saj edhe në Poloni.

“Ka disa lëvizje në drejtim të duhur dhe jam e bindur se Greqia mund të lëvizë drejt njohjes së Kosovës. Nuk ka më arsye siç kanë qenë, kemi disa përafrime e vizita që i kemi pasur”, tha ajo.

Gërvalla tha se për herë të parë Kosova do ta ketë ambasadën e saj edhe në Poloni.

“Për herë të parë do të kemi ambasadën ose konsullatën zonë në Poloni. Kemi kryer të gjitha procedurat dhe jemi ftuar që ta sigurojmë objektin dhe procedurat tjera diplomatike. Nuk jemi në dijeni nëse edhe Polonia do ta bëjë edhe në Kosovë, pra nëse do ta hap edhe Polonia në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat