Situatë e qetë në Leposaviq e Zveçan

Aktuale

Situatë e qetë në Leposaviq e Zveçan

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:00
Leposaviqi

Disa qytetarë të komunave veriore: Leposaviq e Zveçan e kanë vazhduar të martën protestën e filluar një muaj më parë, raporton teve1.info

Gazetarja Doresa Geci e cila po raporton nga këto dy komuna të martën, tha se situata gjatë ditës është e qetë dhe se në qytet ka pak protestues.

Sipas Gecit, disa qytetarë po qëndrojnë nëpër tendat e vendosura nga protestuesit tash e më shumë se një muaj, mirëpo nuk ka tensione.

Protesta në tri komunat veriore me shumicë serbe: Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok kanë filluar që nga 26 maji, në ditën kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna, e filluan punën.

Që nga fundi i muajit maj e deri më tani, në këto komuna ka pas protesta, disa raste edhe të dhunshme ku janë lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR-it si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Qytetarët serbë në këto komuna po i kundërshtojnë kryetarët shqiptarë, duke i bllokuar edhe objektet e këtyre institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat