Pacolli për vendimin e MINT: Çfarë marrëzie

Aktuale

Pacolli për vendimin e MINT: Çfarë marrëzie

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 22:41
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacoll

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka përshkruar si marrëzi vendimin e Ministrisë së Ndërmarrësisë për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tëërheqje të licencës së biznesit.

“Jetësimi i ‘luftës totale të qeverisë së Kosovës kundër të gjithëve’ është e vetmja përgjigje për të kuptuar pse i është anuluar licenca e funksionimit të Klan Kosova”, ka shkruar Pacolli.

“Çfarë marrëzi!”.

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës".

Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi MINT të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat