​FSK dhe FASH përfundojnë stërvitjen e përbashkët Komando

Aktuale

​FSK dhe FASH përfundojnë stërvitjen e përbashkët Komando

Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:15
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FASH)

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FASH) kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët e FSK-së treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

“Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë”, shkruan Maqedonci në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat