Gashi: Hapjen e Urës së Ibrit e duan edhe serbët

Aktuale

Gashi: Hapjen e Urës së Ibrit e duan edhe serbët

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 20:05
Tomë Gashi

Hapja e Urës së Ibrit, është një nga temat kryesore që po ndiqet me mjaft interes ditëve të fundit në Kosovë.

Hapjen e urës, sipas avokatit Tomë Gashi, po e dëshirojnë edhe serbët.

“Për shkak se qarkullim kanë ditor. Edhe atyre iu bie mirë, që sa i bartin mallrat me ato qeset me pagesë, t’i bartin me veturat që i kanë. Dhe tani edhe ato bizneset tona, bizneset tona, po kalojnë nga veriu kështu dalëngadalë. Sot kemi pasur edhe hapjen e një vetshërbimi të madh. Dhe kështu po normalizohet situata krejtësisht”, tha Gashi.

Ndërkaq sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur se hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat