Limaj s’ndërron qëndrim

Aktuale

Limaj s’ndërron qëndrim

Më: 29 prill 2025 Në ora: 10:28
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se votat e partisë së tij do të jenë të njëjtat edhe sot sikurse në seancat e kaluara ku abstenoi për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare.

“Unë nuk kam parë ndonjë lëvizje për të pritur diçka më ndryshe se seancat e kaluara. Si duket do të jetë e njëjta gjë. Ky është realiteti i sotëm. Vota jonë është sikur herën e kaluar është një votë që është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet dhe kështu do të jetë”.

Ai tha se zgjidhja është që partia e parë duhet t’i bëjë përpjekjet e mundshme për të ndërtuar një shumicë, një koalicion që e zgjedh edhe kryeparlamentarin edhe qeverinë.

“Duhet ta kuptoni që formimi i institucioneve gjithmonë ka marrë kohën e vet. Me marrëveshje politike është e vetmja rrugë që përmes marrëveshjeve politike që do të zgjedhë edhe kryeparlamentarin edhe qeverinë”.

Ai tha se Nisma do të japë kontributin e vet dhe tha se çdo proces e ka përfundimin e vet.

“Por nëse s’ka zgjidhje dhe zgjidhje tjetër janë zgjedhjet, në çdo drejtim jemi këtu për të dhënë kontributin tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat