Kurti udhëton për në Poloni

Aktuale

Kurti udhëton për në Poloni

Më: 13 maj 2025 Në ora: 18:43
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.

Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat