Kurti e Dietz biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit

Aktuale

Kurti e Dietz biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit

Më: 28 maj 2025 Në ora: 16:36
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në një njoftim për medie nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ata biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit të dyanshëm në fusha me interes të përbashkët.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, veçanërisht në rrugëtimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Kurti vlerësoi faktin që Luksemburgu e ka rritur mbështetjen për Kosovën përmes edhe rolit të programeve si LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nga e cila Luksemburgu kontribuon në Kosovë në projekte të ndryshme që prekin fusha si arsimi, energjia e teknologjia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat