Haradinaj për Limajn: “E shkuar e harruar”

Aktuale

Haradinaj për Limajn: “E shkuar e harruar”

Më: 31 maj 2025 Në ora: 11:25
Ramush Haradinaj

Fatmir Limaj është “e shkuar e harruar” për Ramush Haradinajn.

Kështu deklaroi kreu i AAK-së pas seancës së sotme në Kuvend, kur u pyet nga gazetarët se a është emri i kreut të Nismës unifikues për t’u votuar si kryetar parlamenti.

Kujtojmë, se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar që Kosova të krijojë sa më shpejt institucionet e reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat