PDK mban sot Konventën e Përgjithshme

Aktuale

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 07:30
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë  Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë.

Kjo Konventë do të mbahet në Klan Arena me fillim nga ora 11:30, sipas njoftimit të lëshuar për media.

PDK theksoi se mediat mund të marrin pamje në fillim të Konventës dhe ta përcjellin fjalimin hyrës të kryetarit aktual, Memli Krasniqi.

Pas përfundimit të konventës, PDK-ja do të mbajë konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat