Përfundon protesta për të burgosurit e Hagës

Aktuale

Përfundon protesta për të burgosurit e Hagës

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 07:16 Përditësuar në ora: 18:52 më 07.08.2025
Foto ilustrim

Përfundon protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-s

Ka përfunduar protesta e organizuar nga OVL-UÇK, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe organizatat e dala nga lufta.

Protesta kishte qëllim kundër mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Tropm: Udhëheqësit tuaj besuan se do të ketë drejtësi, sepse besuan në luftën e UÇK-së

Nevenka Tropm që ishte ndër hetueset e rastit të kasapit të ballkanit Slobodan Millosheveiq, ka folur para qytetarëve që po protestojnë për padrejtësitë në Hagë. Ajo ka bërë pikërisht një fjalim që sqaron se përse u votua Gjykata Speciale, dhe përse protesta është e drejt.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është një parullë por realitet i dhimbshëm që ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet tëë ketë legjitimitet. Ne e dijmë që drejtësia mund të jetë subjective ose objektive, por ajo duhet të udhëhiqet nga organe të pavarura.

Gjykatat, ligjet dhe profesionistët duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe me profezionizem. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selective, rrezikon të cilësohet si padrejtësi. Në rastet e tilla ato nuk e zbulojnë të vërtetën por duken të inskenuara. Kjo është veçanarisht e rrezikshme kur institucionet e drejtësisë ndihen të deytruar tu sherbejnë narrtivave politike.

Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj shkuan vullnetarisht, duke besuar sikurse ju se drejtësia do të zbatohet shpejt. Ata u siguruan se procesi do të jetë i paanshëm dhe transparent. Megjithatë ja ku jemi, pesë vjet më vonë ata janë ende në paraburgim pa një vendim në horizont.” Pikërisht udhëheqësit tuaj mbështetën krijimin e këtyre dhomave. Ata e bënë këtë duke qenë të vetdijshëm për rrezikun që përbënte për çdo luftëtar të luftës. Pse? Sepse ata besonin në kauzën e tyre. Besonin se lufta për të cilën luftuan, ishte e drejtë. “ – tha ajo.

Hysni Gucati: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën kundër Gjykatës Speciale.

Para mijëra protestuesve, ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike.

“Nuk ka gjykatë në botë që mund ta zhbëjë të vërtetën historike. Kjo gjykatë me përzgjedhje selektive, vetëm për krimet e shqiptarëve, po synon ta përmbys historinë e Serbisë.

Ajo po tenton të krijojë narrativen e rreme sikur Kosova ishte çliruar nga kriminelët.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me NATO-n e kanë çliruar Kosovën nga kriminelët serbë.

Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së”, ka thënë Gucati.

Djali i dëshmorit Cacaj: Nëse babai im është kriminel, edhe unë jam kriminel, ejani mi lidhni duart

Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, ka emocionuar me fjalët në protestë.

Tha se nëse babai i tij ishte kriminel, atëherë të vijnë t’ia lidhin duart.

“Në shtëpinë time e kam një varr të hapur, varrin e babait. Nuk është veç shtëpia ime, ka mbi 1 mijë e 600 varre të hapura.

E kam ende pamundësinë për të vendosur një lule në varrin e babait, mbi 1 mijë e 400 fëmijë nuk e patën fatin të rriten të lirë.

Nuk arritën ta gëzojnë këtë liri, ata mbetën fëmijë të vrarë e masakruar. Shumë nga ata kriminelë në Hagë po dëshmojnë kundër çlirimtarëve.

Nëse babai im është kriminel, edhe unë jam kriminel. Urdhëroni ejani e mi lidhni duart. Kjo nuk është drejtësi, kjo është poshtërsi. Liri për çlirimtarët”, tha ai.

​Nis protesta gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Nën brohoritjet e shumta UÇK në Prishtinë ka nisur protesta gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe ish-krerëve të saj që po mbahen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova e më gjerë, raporton KosovaPress.

‘Skënderbeu’ nis të mbushet me qytetarë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” është motoja e protestës.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020.

Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

‘Skënderbeu’ nis të mbushet me qytetarë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet ka nisur përgatitja e skenës për fjalime gjatë protestës gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një numër i madh qytetarësh tashmë janë nisur drejt Prishtinës për të kundërshtuar gjykimin e padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe një pjesë e tyre tashmë ka nisur të mbushë sheshet “Nënë Tereza” e “Skënderbeu”.

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” është motoja e protestës.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020.

Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish-presidentin, Hashim Thaçi duke e cilësuar si të turpshëm faktin që ai po mbahet ende në paraburgim. Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon.

Përkrahje për protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë.

​Qytetarët drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e veteranëve

Qytetarë të shumtë nga komuna e Ferizajt kanë filluar të mblidhen për tu nisur në sheshet e Prishtinës për të protestuar për ish krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Sipas tyre, ish krerëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi, e po trajtohen në mënyrë “çnjerëzore”.

Qytetari Sahit Thaçi tha se kjo protestë është dashur të mbahet më herët pasi që po shkelën vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi: Janë duke bërë padrejtësi të mëdha vlerave të UÇK-së

“Kjo iniciativë është shumë e qëlluar, është dashur edhe më herët, po edhe tash më mirë vonë se hiç.. Janë duke bërë padrejtësi të mëdha vlerave të UÇK-së.. Ata po trajtohen në mënyrë çnjerëzore, po i marrin të dhënat kinse si dëshmi prej Serbisë, ne Serbinë e kemi pasur okupatorë, e dimë ne që ata kanë bërë gjenocid jo këta të lirisë që kanë çlirua vendin”, tha Thaçi.

Rrugës për t’u protestuar në Prishtinë është edhe Arfi Zuka, i cili tha se ish krerëve të UCK-së po i bëhen padrejtësi nga Specialja në Hagë.

Zuka: Janë duke iu bërë padrejtësi ish krerëve të UCK-së në Hagë

“Shumë do të ketë ndikim të madh, pasi ata janë duke bërë padrejtësi”, theksoi ai.

Ndërkaq, qytetari tjetër, Besim Dumani, tha se protesta duhet të ketë ndikim të madh edhe në opinion publik por edhe në institucionet ndërkombëtare.

Ai shtoi se protestat duhet të vazhdojnë deri në lirimin e ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë, pasi të njëjtit janë të pafajshëm.

Dumani: Protestat duhet të vazhdojnë deri në lirimin e ish krerëve të UCK-së

“Mendoj se do të ketë ndikim të madh, përderisa populli është në përkrahje të krerëve të UCK-së. Do të ketë një ndikim në drejtësinë ndërkombëtare...Ne do të vazhdojmë deri në lirimin e tyre pasi besojmë në pafajësinë e tyre”, tha ai.

Edhe Sami Haliti shtoi se duhet të protestojë i gjithë populli për ta, sepse sipas tij janë të pafajshëm.

Ai tha se Gjykata Speciale duhet sa më parë t’i liroj ish krerët dhe të largohet një herë e përgjithmonë nga populli ynë.

Haliti: Jo vetëm veteranët e luftës, por e gjithë populli duhet të çohet në këmbë për këtë punë

“Jo vetëm veteranët e luftës, por e gjithë populli duhet të çohet në këmbë për këtë punë, sepse janë njerëz të pafajshëm.. Gjykata Speciale duhet njëherë e përgjithmonë të largohet nga Kosova dhe krerët tonë t’i kthejnë sa më shpejtë”, shtoi Haliti.

OVL-UÇK-ja dhe organizatat e tjera të dala nga lufta sot nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020.

Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish-presidentin, Hashim Thaçi duke e cilësuar si të turpshëm faktin që ai po mbahet ende në paraburgim. Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon.

Përkrahje për protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë.

Sot protestë në Prishtinë

Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Një ditë para protestës kundër padrejtësisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK), bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha hapat për organizimin e protestës, përfshirë koordinimin me qytetarët dhe organizimin e transportit.

“Kemi komunikuar me strukturat tona dhe me shumë qytetarë. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë me autobusë, kemi vendosur që parkingu ‘Prishtina’ pranë Pallatit të Rinisë do të jetë i gatshëm për pritjen e tyre”, deklaroi Gazmend Syla, nënkryetar i OVL – UÇK-së.

Syla theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë protestë për të shprehur mbështetjen ndaj bashkëluftëtarëve të cilët, sipas tij, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë qytetarët që bashkëndjejnë me ne dhe me ata bashkëluftëtarë që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë, të marrin pjesë në protestë. Të dërgojmë një mesazh të qartë jo vetëm për ta, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare, se ata nuk janë vetëm. Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të dalim në mbështetje sa herë që kërkohet nevoja” shtoi Syla.

Protesta është paralajmëruar si një tubim paqësor, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protesta ka gjetur mbështetje të madhe nga të gjitha faktorët relevant shqiptarë, përfshirë partitë politike, deputetët, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.

Ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, për të cilat janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat