Pas Gjermanisë, për Dimal Bashën vjen urimi edhe nga Mbretëria e Bashkuar!

Aktuale

Pas Gjermanisë, për Dimal Bashën vjen urimi edhe nga Mbretëria e Bashkuar!

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 16:46
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Hargreaves ka bërë thirrje që të vijohet tutje me formimin e Kuvendit.

“Zgjedhja e një kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti.

I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re” shkroi ambasadori britanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat