Voton kryetari i Kuvendit, Dimal Basha

Aktuale

Voton kryetari i Kuvendit, Dimal Basha

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 13:08
Dimal Basha

I pari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel.

Basha ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin masivisht dhe të votojnë teksa thekson se dita e sotme le të jetë ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie.

“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona.

Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme. Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam”, ka shkruar Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat