Voton Sokol Haliti

Aktuale

Voton Sokol Haliti

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 11:24
Sokol Haliti

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Pas votimit, Haliti ka inkurajuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë lirshëm, pa u ndikuar nga askush.

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të japin vullnetin e tyre të lirë dhe të vendosin për udhëheqjen komunale për katër vitet e ardhshme.

Pushteti lokal është shumë i rëndësishëm. I ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë lirshëm, pa ndikime nga jashtë, pa skema dhe pa ndërhyrje”, ka thënë Haliti pas votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat