LDK fiton në Dragash

Aktuale

LDK fiton në Dragash

Nga: A.M Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 20:49
Grafika e KQZ

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Dragashit.

Në këtë komunë, fitues doli Bexhet Xheladini nga LDK me 58.45 për qind ose 6.106 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Shaban Shabani i PDK-së mori 41.55 për qind ose 4.340 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat