Dita e Forcës shënohet edhe në Mitrovicë

Aktuale

Dita e Forcës shënohet edhe në Mitrovicë

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 15:26
Nxënësit e shkollës mesme të lartë e mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë te Kulla e Isa Boletinit

Në kuadër të Ditës së Forcës, nxënësit e shkollës mesme të lartë e mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë kanë ardhur te Kulla e Isa Boletinit.

Ata me këtë rast kanë bërë betimin e ushtarit të FSK-së pasi të arrijnë moshën madhore.

Kujtojmë, gjatë ditës vizitë e nxënësve ka pasur edhe në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Aty atmosfera festive dhe prania e ushtarëve kanë krijuar emocione të veçanta, transmeton KosovaPress. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat