Paga e 13-të? Ja çka thotë Murati

Aktuale

Paga e 13-të? Ja çka thotë Murati

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 16:16
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar lajmet që po qarkullojnë për kinse pagën e 13-të për qytetarët.

Ai ka theksuar se ky është një lajm i rremë dhe se paga e 13-të ishte parashikuar vetëm në ligjin e buxhetit për vitin 2026, i cili nuk u miratua nga Kuvendi.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë! Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026. Por siç e dinë të gjithë, ligji i buxhetit për vitin 2026 nuk u votua nga PDK, LDK dhe AAK-Nisma”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ministri gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos besojnë lajme që lidhen me Qeverinë pa u verifikuar nga kanalet zyrtare të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat