Lirohet bashkatdhetari i arrestuar në Serbi

Aktuale

Lirohet bashkatdhetari i arrestuar në Serbi

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 23:08
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një bashkatdhetar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është liruar nga autoritetet serbe pasi ishte arrestuar për shkak të emblemës së UÇK-së në veturën e tij.

Ai tha se bashkatdhetari i liruar është duke u kthyer në Kosovë, raporton KosovaPress.

Koci përsëriti thirrjen që bashkatdhetarët të kenë kujdes që të mos kalojnë transit nëpër Serbi me emblema të UÇK-së nëpër veturat e tyre.

Kjo, pasi mund të arrestohen nga autoritetet serbe. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat