LVV edhe në komunën e Junikut ka dalë parti fituese.
Pas numërimit të votave nga KQZ, LVV ka marrë 36,08 për qind apo 779 vota.
Kurse e dyta ka dalë, AAK me 32,05 për qind apo 692 vota, përcjell “Bota sot”.
Derisa, LDK ka 23,81 për qind apo 514 vota dhe PDK ka 6,81 për qind apo 147 vota.