25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Aktuale

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Më: 26 janar 2026 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisoni Qendror i Zgjedhjeve  ka marrë vendim që të rinumërohen.

KQZ ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se tashmë procesi i rinumërimit është përmbyllur në gjithsej 25 komuna.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 16:00)

janë rinumëruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotime”, shkroi KQZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat