Përfundon protesta në Jarinje

Aktuale

Përfundon protesta në Jarinje

Më: 14 mars 2026 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se protesta në pikëkalimin kufitar në Jarinje – ka përfunduar.

Përmes një njoftimi zyrtar, QKMK-ja bën me dije se qarkullimi në këtë pikë po zhvillohet normalisht.

Ju njoftojmë se ka përfunduar protesta në PKK Jarinjë (në territorin e Serbisë) dhe qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht.

Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat +383(0)45198000, +383(0)45198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095″ thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Ministria e Punëve të Jashtme, paralajmëruan qytetarët që të planifikojnë udhëtimet dhe të shmangin pritjet potenciale.

Partia e Re Demokratike pati paralajmëruar protestë kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për të zbatuar Ligjin për të huajt dhe atë për automjete

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat