Sot nis votimi përmes postës

Aktuale

Sot nis votimi përmes postës

Më: 21 maj 2026 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot nis votimi jashtë vendit, konkretisht përmes postës.

KQZ njofton se votimi nis nga 21 maji deri më 6 qershor.

Në njoftimin e Komisionit, bëhet e ditur se KQZ do t’ju dërgojë pakon me fletëvotim në adresën tuaj të banimit

SI TË VOTONI PËRMES POSTËS?

Plotësoni fletëvotimin

Vendoseni në zarfin e fshehtësisë

Vendoseni zarfin e fshehtësisë dhe dëftesën e regjistrimit në zarfin kthyes

Shënoni adresën e kutisë postare

Dërgojeni zarfin në postë

Broshura e kandidatëve: https://kqz-ks.org/.../2026/05/143_Broshura_alsr-2.pdf

Lista e adresave: https://kqz-ks.org/.../2026.05.20-Adresat-e-kutive...

Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës më së largu deri më 6 qershor 2026.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur rreth 105 mijë pako individuale, brenda së cilave gjendet nga një fletëvotim i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha këto pako, do të fillojnë të shpërndahen tek votuesit jashtë Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë kohës kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat