Sot përfundon numërimi i votave me postë

Aktuale

Sot përfundon numërimi i votave me postë

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 07:16
Qendra numërimi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot (e mërkurë, 17 qershor 2026), deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës.

Njëkohësisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i mundësuar në 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues.

Po ashtu, do të nisë edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.

VLen të përmendet se LVV ka fituar edhe në këto zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat