Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Aktuale

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Më: 10 gusht 2026 Në ora: 08:04
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon edhe këtë vit aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili nis sot dhe do të zgjasë deri të mërkurën, më 12 gusht.

Gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë dhe dëshirojnë të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Aty do të kenë mundësi ta bëjnë këtë nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Kuvendi ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë aktivitet tradicional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat