Gjykata Speciale në Hagë i gjeti fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës, ato që kishin të bëjnë me krime lufte.
Akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan.
Vlen të përmendet se, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.
Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.