Valentin Spaqi dhe AS Prishtina pa humbje në Ligën e Parë të Kosovës

Basketboll

Valentin Spaqi dhe AS Prishtina pa humbje në Ligën e Parë të Kosovës

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Valentin Spaqi dhe AS Prishtina pa humbje në Ligën e Parë të Kosovës

Të shtunën ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë.

Në ndeshjen kryesore të javës së nëntë, AS Prishtina ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat 77:83. Skuadra prishtinase e drejtuar nga Valentin Spaqi ka nëntë fitore në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa asnjë humbje në Ligën e Parë. Ndërkohë, Marigona Hill Prishtina e përfundon stinorin vjeshtor në vendin e katërt me gjashtë fitore dhe tri humbje.

RC Cola Drita ka vazhduar me fitore, duke mundur Vushtrrinë me shifrat 80:74. Skuadra gjilanase e përfundoi stinorin vjeshtor në vendin e dytë me tetë fitore dhe një humbje, kurse ajo vushtrriase ka katër fitore dhe pesë humbje.

Në vendin e tretë ka përfunduar Istogu, që ka mundur si mysafir Prishtinën e Re 58:78. Skuadra istogase ka shtatë fitore dhe dy humbje, derisa ajo prishtinase një fitore dhe tetë humbje.

Lipjani e ka përfunduar stinorin vjeshtor në vendin e fundit me nëntë humbje nga nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa asnjë fitore. Lipjanasit në xhiron e fundit janë mundur nga Feronikeli 80:82. Për skuadrën nga Drenasi kjo ishte fitorja e tretë, kurse numëron edhe gjashtë humbje.

Ndeshja e fundit Megasport-New Basket ka përfunduar 61:72. Megasport ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse New Basket pesë fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat