Blerim Krasniqi: Haxhimusa po shpif dhe po gënjen, gjoja se kemi marr lekë të majme!

Basketboll

Blerim Krasniqi: Haxhimusa po shpif dhe po gënjen, gjoja se kemi marr lekë të majme!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:59
Blerim Krasniqi: Haxhimusa po shpif dhe po gënjen, gjoja se kemi marr lekë të majme!

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, i cili një periudhë ka qenë kryetrajner i Kastriotit të Ferizajt, klub që u shua në vitin 2015, e kundërshton fuqishëm deklaratën e përgjegjësit për sport të Komunës së Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, kur thotë mes të tjera:  “U dhanë para të majme për ‘trajnerët më të famshëm’ dhe shkulën rrënjët e basketbollit në Ferizaj”.

Haxhimusa përveç disa trajnerë, ka përmendur edhe emrin e Blerim Krasniqit. Me këtë rast Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj Haxhimusës. 

“Ky Haxhimusa e paska përmend edhe emrin tim gjoja se kemi marr lekë të majme, çka fare nuk ekziston, por ai po shpif dhe po gënjen se nuk është fare e vërtetë.

Ajo që ka shtrembëruar edhe emrin tim duke mos pas informata të sakta dhe duke bartë fjalë të kafeneve, dhe jo të asaj çka është, dhe çka ka ndodhë në të vërtetë.

Për kureshtjen e Haxhimusës, t’i tregoj se sa kam qenë unë trajner nga 12 lojtarë, 11 lojtarë kanë qenë vendorë dhe 6 prej tyre ferizajas, dhe vetëm një legjionar (amerikan). Dhe kur kemi ndërpre bashkëpunimin me zyrtarët e atëhershëm të Klubit ndërprerja ka qenë e njëanshme (nga kryesia e atëhershme) dhe 4 muaj me kanë ngel borxh.

Dhe sot e kësaj dite nuk më është kompensuar borxhi. Kjo ka ndodh se ekipi nën udhëheqjen time shumë herët e siguroi ekzistencën në Superligë (dhe kjo ishte arsyeja që të mos me paguajnë më).

Sa i përket gjendjes momentale me klube të basketbollit në Ferizaj, janë pikërisht këta persona si i lartpërmenduri Haxhimusa, i cili mendon se avancimi i sportit, në këtë rast të basketbollit arrihet edhe pa trajnerë me përvojë dhe me eksperiencë të madhe në basketboll.

Ja që edhe gjendja se në cilën gjendet  basketbolli  (konkurrencën e meshkujve) në Ferizaj. Tani e dëshmon këtë që e potencova tani”, reagon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat