Krasniqi kritikon lojtarët dhe trajnerët e huaj në Kosovë: Kjo situatë na dërgon në humnerë

Basketboll

Krasniqi kritikon lojtarët dhe trajnerët e huaj në Kosovë: Kjo situatë na dërgon në humnerë

Nga: K.G. Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:38
Krasniqi kritikon lojtarët dhe trajnerët e huaj në Kosovë: Kjo situatë na dërgon në humnerë

Blerim Krasniqi, trajner i basketbollit, adreson kritika në drejtim të disa klubeve, sipas tij që po angazhojnë trajnerë nga jashtë. Ai përmes një shkrimit të tij të hapur në facebook, ka dhënë edhe arsyeja e tija.

“Disa fjalë edhe për trajnerët!

Në një kohë pa kohë, si po quhet kohë e pandemisë, kur gjithçka është ndryshe.
Mundësia për të zhvilluar aktivitete sportive, stërvitjet mbahen në kohëra të papërshtatshme. 

Koha po ashtu gjithnjë e cunguar, karantina, orari i kufizuar i lëvizjeve, e shumëçka tjetër! E tëra improvizim, por të ne improvizimet janë shumë të dobëta dhe nuk ia vlen të provohen fare?!

Tërë kohën duke potencuar situatën në sportin tonë dhe atë në basketboll.

Nuk po dëshiroj tani të flas për kualitet, se po duket dhe nuk don koment dhe ndonjë vlerësim të veçantë.

Nuk kam koment, që ia vlen por po dua me dal tek organizimet nëpër klube dhe objektivat se çka po dëshirohet për një të ardhme të afërm apo më të largët. Ku po e shohim ne basketbollin në 5 vite apo 10-15 vite te ardhshme.

Me këtë qasje shumë jam skeptik? Duke filluar nga mënyra e prurjeve të lojtareve legjionar, totalisht të pashkolluar, kualiteti shumë i dobët i tyre dhe mbyllja hermetik e mundësisë që edhe ata pak lojtarë të rinj që i kemi, me ia pamundësuar që të iu jepet rasti që të dëshmojnë talentin, si dhe kualiteti që posedojnë.

Po ashtu prurjet e trajnerëve, lë për të dëshiruar shumë, ja shikoni pjesa e parë e kampionatit përfundoi në Superligë dhe trajnerët vendorë kanë treguar shumë më shumë se sa ata të huaj.

Po del që ne nuk kemi nevojë për trajner “matrapazë”, ja si ky Radoniqi që së fundi e angazhoi Sigal Prishtina!?
Ku ka qenë trajner nëpër ekipet e Kosovës ka dështuar! Dhe shumë trajnerë tjerë të cilët i kanë zbrazur arkat e klubeve dhe kanë lënë klubet dhe ekipet në situata katastrofike.

Unë apriore nuk jam kundër trajnerëve të huaj! Mirëpo ata duhet me qenë trajnerë të dëshmuar nëpër vendet e tyre dhe me ardh e me na mësuar trajnerët tonë të ri, se si punohet.

E jo trajnerë anonimusa të ciëet kush si njeh nëpër vende të tyre, ose i njohin si dështakë. Një prej tyre ishte trajneri i Trepçës në ikje. Ku mundësi nuk kanë trajnerët e rinj të dëshmohen dhe të punësohen. Së fundmi si asistent, e mos të flas si trajner të parë.
Kjo situatë na dërgon në humnerë, e assesi në një të ardhme të ndritshme të basketbollit tek ne?!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat