Dita e parë e Final 8

Basketboll

Dita e parë e Final 8

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Dita e parë e Final 8

Sot është dita e parë e Final 8, me përballje shumë interesante.

Sfida e parë do të jetë e Final 4 në Ligën e Parë, ku do të përballen Istogu dhe RC Cola Drita.

Rahoveci-Trepça është një ndeshje që po pritet me interesim të madh, me të dy skuadrat që shpresojnë të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi.

Therandasit janë e vetmja skuadër që në stinorin pranveror nuk ka pësuar asnjë humbje në elitë, kurse prizrenasit pavarësisht disa luhatjeve synojnë të përfundojnë sa më lartë.

Të gjitha ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa do të zhvillohen në Suharekë, nga 3 deri më 7 Shkurt.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues, derisa numri maksimal i të pranishmëve në palestër do të jetë 50, duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Orari

E mërkurë

13:00 Istogu - RC Cola Drita

16:00 Grupi B: Rahoveci - Trepça

18:30 Hapja solemne

19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli - Bashkimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat