Stavros Toutzaiarkis shpallet MVP i xhiros së 21-të

Basketboll

Stavros Toutzaiarkis shpallet MVP i xhiros së 21-të

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:47
Stavros Toutzaiarkis shpallet MVP i xhiros së 21-të

Takimet në fundjavë kanë dhuruar ndeshje mjaft interesante në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Qendra e Trepçës, Stavros Toutzaiarkis, kishte indeksin më të lartë në xhiron e fundit, 40. Ai në përballje me Ponte Prizrenin, sfidë që shkoi në dy vazhdime realizoi 30 pikë dhe kishte 22 kërcime, 11 në mbrojtje dhe 11 dhe në sulm.

Gjithashtu Stavros Toutzaiarkis kontribuoi me tri asistime, një top të vjedhur dhe dy bllokada, duke qenë lojtari më i dalluar në parket dhe duke ndihmuar Trepçën të shënojë fitoren e katërt radhazi. Mitrovicasit renditen në vendin e gjashtë me tetë fitore dhe 13 humbje.

Ndërkohë, top-5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e fundit janë: Stavros Toutzaiarkis (Trepça) 40, Nigel Johnson (Sgial Prishtina) 38, Divine Myles (Ponte Prizreni) 36, Ivan Koljeviq 29 (Trepça), Brandon Walters 28 (Peja).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat