Rifati, i dëbuari: Lot, vuajtje, mungesë ishte periudha ime

Basketboll

Rifati, i dëbuari: Lot, vuajtje, mungesë ishte periudha ime

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:45
Rifati, i dëbuari: Lot, vuajtje, mungesë ishte periudha ime

Po jeton me trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Po ndihet sikur në qiellin e shtatë! 

Është Arbnor Rifati, kryetrajner i KB Prizreni – 16, me të cilin ekip fituan Superkupën e Kosovës në fundjavën që e lamë pas.

Rifati ka bërë një shkrim të gjatë në profilin e tij në facebook, se si e dëbuan dhe u munduan t’ia ndalin rrugëtimin në këtë sport.   

Megjithatë, pas shumë baticave dhe zbaticave, e formoi klubin Ponte Prizreni, tani quhet Prizreni -16.

“Fillimi i epokës i një të dëbuari!

Arsyeja pse erdha në jetë ishte basketbolli. Babai i ndjerë dhe e ëma u bërën bashkëshortë duke mbrojtur ngjyrat e KB Bashkimi.

Linda u rrita me këtë sport të dashur, duke filluar hapat e para si çdo fëmijë që adhuron ndonjë sport. 

Bashkë me motrat u zhvilluam në basketboll duke marrë primatin si familje e basketbollit. Si basketbollist arrita të luaj në përfaqësuesen e Kosovës U-18 në vitin 2000, si dhe isha pjesë e ekipit të rinjve të KB Bashkimi dhe KB Rilindja.

Pas një lëndimi serioz, filloi një epokë të re në basketboll, atë të gjyqtarit të basketbollit në vitin 2001. 

Referimi për mua ishte dashuria më e madhe që e kisha për basketbollin, një profesion të trashëguar nga i ati i ndjerë. 

Këtë profesion e ushtroj deri në vitin 2013 , duke gjykuar me dhjetëra finale, derbi që asnjë ndeshje nuk ishte pa prezencën e 2500/3000 shikuesve përfshirë ndeshje ndërkombëtare (Trocal liga femrat) duke lënë gjurmë të pashlyer në gjykim.

Për inate e teke ‘pushtetare’ në basketboll fitoj një status të pa dëshiruar dhe largohem nga dashuria më e madhe që kisha për lojën e basketbollit.

Lot, vuajtje, mungesë ishte periudha ime që kaloja pa qenë pjesë e komunitetit të basketbollit. Periudha më e keqe ndoshta në jetën time. 

Me çdo kusht kërkoja strehë që të afrohem basketbollit por ishte e kotë, shpresa ishte tek ekipi i qytetit tim që kërkoja të afrohem në klub për çfarë do pozitë që ata kishin dëshirë (pa kompensim material) që hasi në vesh të shurdhër nga udhëheqësia e kaluar.

Ishte Golden Eagle Ylli ata të parët që më afruan në klub në krye me Agron Berishën trajner në vitin 2014 .Për dy vite isha në rolin e menaxherit duke bërë përzgjedhjen e lojtarëve të huaj dhe në vitin e tretë mu besua pozita e trajnerit. 

Në periudhën e njëjtë bëra punën e menaxherit tek Vllaznia e Shkodrës në krye me Bledar Gjeçajn.

Kjo periudhë më dha eksperiencë dhe guxim që të krijoj diçka nga 0, çdoherë me preteks të jem afër basketbollit.

Ndërtova skuadrën nga liga inferiore me ambicie të mëdha , ku çdo vit u ngritëm aty ku dëshironim.

Sfida ishte e madhe, tani ata që më dëbuan e nuk më afruan ku desha, vazhdimisht bënin shpifje e llafe si : “Arbnori trajner”? , “ky qa din”?, “

ky sen e çon as gjysmë sezoni” e shumë llafe që mua më kanë super motivu çdo ditë, muaj, e vit!

I dëbuari sot ka një trofe, i dëbuari tregoj se ai ka vlerë, dije e profesionalizëm, i dëbuari në çdo sezon që ka udhëhequr skuadra ka pasur mbi 50% fitore karshi humbjeve.

Faleminderit Zotin, familjen e ngushtë, miqtë që më kanë mbështetur, falënderoj dy ekipet e lartcekura, dhe mbi të gjitha i falënderoj ata të cilët asetin e trajtuan si leckë, ku pasi lash referimin asnjëherë nuk u kërkova apo telefonova.

Më këtë le të shohin të gjithë se vetëmohimi, vetëbesimi, puna dhe dashuria për profesionin të bjen aty ku dëshiron , përkundër barrierave dhe pengesave që kalon, dhe ato lot hidhërimi e vuajtje që i kam derdhur në 2013 i kam zëvendësuar me lot gëzimi pas ndeshjes së dielës, atë të cilën e keni parë të gjithë në.

Kjo o veç fillimi i epokës së liderit. Falënderues dhe dashuri pa masë për gjithë ata që me uruat për Superkupën e fituar”, ka shkruar Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat